Loading…

E turpshme: Ministrja izraelite me karrocë mbetet jashtë samitit

  • 02/11/2021 | 11:49

E turpshme: Ministrja izraelite me karrocë mbetet jashtë samitit

Një ministre izraelite ka thënë se nuk mundi të merrte pjesë në samitin COP26 të hënën (1 nëntor), sepse ambientet  nuk ishin të aksesueshme për karriget me rrota.


Karine Elharrar shkroi në Twitter se ishte “e trishtuar” që OKB “nuk ofron akses për karrocat me rrota”.

Një zyrtar në delegacionin e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, tha se ata ishin ankuar zyrtarisht te organizatorët.

Zoti Bennett tha se nuk do të merrte pjesë në konferencë sot nëse zonja Elharrar nuk hyn në samit, shtoi zyrtari.

Sekretari i Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar, George Eustice, tha se incidenti ishte ” për tu ardhur keq” dhe se  qeveria i kishte kërkuar falje zonjës Elharrar, e cila ka distrofi muskulare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë