Stina e verës sjell shumë dasma në vendet ku ka shqiptar dhe padyshim që edhe mund të cilësohet si sezoni dasmave, transmeton Gazeta Metro.
Pjesë e dasmave shqiptare është flamuri kombëtar ‘kuq e zi’. Por për disa dasmor në Shkup, flamuri kombëtar duket se ka mbetur vetëm si dekor dhe asgjë më shumë.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si pas dasmës e kishin hedhur në plehra flamurin.
Kjo fotografi ka ngjallur shumë reagime dhe po kritikohen bërësit e kësaj vepre.