Loading…

E turpshme: Rritje të çmimeve të produkteve ushqimore deri në 200 për qind

  • 11/03/2020 | 23:38

E turpshme: Rritje të çmimeve të produkteve ushqimore deri në 200 për qind

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.

Prestreshi ka publikuar kuponin fiskal ku shihet se çmimi i supës, nga rreth 35 cent sa ka kushtuar deri para pak kohe, tashmë ka shkuar në 90 cent.

“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, ka thënë Prestreshi në një postim në Facebook.

Më herët, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, njoftoi se nesër do të thërrasë mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së ku do të koordinohen me Qeverinë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas shqetësimeve që AKK-ja thotë t’i ketë pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19.

“Pas shumë shqetësimeve që i kemi pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19, dhe pas mbledhjes urgjente të qeverisë së Kosovës që u mbajt sonte në ora 20:00, zv.Kryeministri Hoti propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente. Nga nesër do të thërras mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së dhe do të koordinohemi me qeverinë”, tha Prestreshi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë