Një femër në Ferizaj është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
Ajo dyshohet se për shkaqe xhelozie ka therur me thikë të dashurin e saj.
Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.