Loading…

E vrau i dashuri i nënës, 3-vjeçarja u gjet e ngrirë në frigorifer: Babai hidhet mbi arkivolin e vogëlushes, në gjendje të rëndë

  • 28/09/2022 | 16:18

E vrau i dashuri i nënës, 3-vjeçarja u gjet e ngrirë në frigorifer: Babai hidhet mbi arkivolin e vogëlushes, në gjendje të rëndë

Turqia është një ndër shtetet e rajonit me drama të forta familjare. Rasti i mëposhtëm është një ndër to. Mediat lokale raportojnë për vrasjen në mënyrë makabre dhe mbajtjen e trupit për disa ditë më frigorifer të një fëmijë vetëm 3 vjeç.


Vogëlushja, fryt i një martese të dështuar mes prindërve të saj rrinte me nënën e saj kur kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Për arsye ende të paditura, vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë humbasin dhe nëna del në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj, shkruan abcnews.al.

Pas kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e vdekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.

Policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin lidhje me nënën e vajzës. Ata morën dy vajzat peng për të detyruar nënën të prostituonte.

Nga këqyrja paraprake policia zbuloi se vogëlushja ishte vrarë duke u goditur në trup pa mëshirë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë varrimi i vajzës së quajtur Lina. Gjatë ceremonisë në Gaziantep, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë