Loading…

E zbulon Bilall Sherifi: Kjo është arsyeja pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet

  • 28/10/2019 | 22:31

E zbulon Bilall Sherifi: Kjo është arsyeja pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet

Bilall Sherifi i NISMAS ka zbuluar arsyen se pse Jakup Krasniqi nuk kandidoi për deputet, duke thënë se nuk kanë dashur të mashtrojnë publikun, me dikë që nuk dëshiron të bëhet pjesë e Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur në Analizën Zgjedhore, Bilall Sherifi ka thënë se është hipokrizi ta fusësh në listë, dikë që nuk dëshiron të bëhet deputet.

“Nuk kemi dashtë të mashtrojmë publikun. Është hipokrizi të fusësh në listë dikë që nuk dëshiron të qëndrojë deputet. Kur kemi bisedu me Krasniqin dhe Limajn, kemi ardhë në përfundim se nuk është mirë me mashtru publikon. A do të qëndrosh në parlament? Jo nuk e kam më moshën, nuk e kam më kohën. Pra atëherë kemi thënë që është më mirë të qëndrojë anash”, ka thënë Sherifi.

Ndryshe, më parë në këtë emision Sherifi deklaroi se Nisma e ka kaluar pragun zgjedhor, dhe qëndron 150 vota mbi të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë