Loading…
E zbulon Guardiola: Pasi e solla Busquetsin te Barcelona, ky ishte komenti i Messit
  • 23/03/2019 | 22:00

E zbulon Guardiola: Pasi e solla Busquetsin te Barcelona, ky ishte komenti i Messit

Pep Guardiola ka zbuluar se si Lionel Messi i ka rrëfyer se i kishte pëlqyer Sergio Busquets menjëherë sapo mesfushori kishte nisur stërvitjen e ekipin e parë të Barcelonës. 


Busquets më parë kishte luajtur për skuadrën B të Barcelonës nën drejtimin e Guardiolas dhe kur ky i fundit u promovua në detyrën e trajnerit të ekipit të parë të Barcelonës, e mori me vete mesfushorin që më pas e ndoqi në sukseset me katalanasit.

Messi ishte impresionuar menjëherë nga Busquets dhe i kishte bërë të ditur opinionin e tij trajnerit Guardiola.

“Më kujtohet se çfarë më tha Messi. Pas 2-3 ditësh stërvitje me atë, Messi mu afrua dhe më tha: ‘Më pëlqen ky’. Iu përgjigja se: ‘Kurdo që të ketë trazira, ai do të jetë aty. Ai bën gjithçka për njerëzit që e rrethojnë’”, tregoi Guardiola për “Universo Valdano”, transmeton Telesport.

Ishte pikërisht vendimi i Guardiolas për të promovuar Busquets në ekipin e parë të Barcelonës, natyrisht një vendim i goditur, me mesfushorin që është shndërruar në një prej kolonave kryesore të Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë