Loading…

‘E zbulon’ Haradinaj: Ka një marrëveshje mes Kurtit e Vucicit, kjo iu ofrua Kryeministrit të Kosovës nga Presidenti Serb

  • 28/02/2020 | 17:15

‘E zbulon’ Haradinaj: Ka një marrëveshje mes Kurtit e Vucicit, kjo iu ofrua Kryeministrit të Kosovës nga Presidenti Serb

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka një marrëveshje mes Presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe Kryeministrit Albin Kurti, që i ofron këtij të fundit votat e Listës Serbe, shkruan Gazeta Metro.


Haradinaj që njihet si më i zëshmi për mosheqjen e taksës, pak më parë në një konferencë për media tha se Kurti me vendimin e tij po i ofron Vucict fitore në zgjedhjet në Serbi.

“Heqja e taksës më 1 prill krejtësisht, pa ksuhte pa vlerë, cilësohet me lutje dhe me pritje që Serbia të jetë konstruktive.

Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është konstruktivitet i Kurtit që Vucic ti fitojë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK’së tutje ka shtuar se kjo u bë me një marrëveshje mes  Vucic e Kurtit.

“Shihet që ka një marrëveshje mes tyre, Vucicit e Kurtit, kuptohet votat e Listës Serbe për qeverinë Kurti”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti dje propozoi që taksa të hiqet fillimisht pjesërisht, e më pastaj edhe plotësisht për lëndët e para.

Kërkesën e tij e kanë kundërshtuar fuqishëm SHBA’të, ku ambasadori Richard Grenell ka thënë se nuk i pranojnë masat gjysmake të Kurtit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë