Loading…

E zbulon Konjfuca: LDK na kushtëzoi me postin e Presidentit, koalicioni nuk u arrit

  • 03/12/2019 | 21:23

E zbulon Konjfuca: LDK na kushtëzoi me postin e Presidentit, koalicioni nuk u arrit

Ashtu siç ka raportuar Gazeta Metro edhe më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta pranon asnjëherë që posti i Presidentit t’i takon Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Këtë sot e ka zbuluar edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ku ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes VV’së dhe LDK’së nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në T7.

“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.

“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca..

Ashtu siç ka raportuar edhe Metro, pozita e Presidentit do të jetë kushti kryesor i LDK’së për arritjen e një koalicioni me VV’në.

Në këtë pozitë në vitin 2021 do të vjen vet kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, si pasues i presidentit aktual, Hashim Thaçit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë