Loading…

E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Hashim Thaçin

  • 09/07/2020 | 22:45

E zbulon Lushtaku: Disa parti në Kosovë po tentojnë të eliminojnë Hashim Thaçin

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se nuk do të befasohej nëse ftohet nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se subjektet politike po duan të eliminojnë figurën e Presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.


Kështu deklaroi ai sonte në Debat Plus, ku tha se qytetarët i besojnë Thaçit më së shumti.

“Presidentin Thaçi e shohin si një politikan të fuqishëm dhe që qytetari i Kosovës i beson më së shumti”, tha ai.

Ish-kryetari i Skenderajt thotë se të gjithë e kanë ditur që Gjykata Speciale është formuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët

“Jam i bindur se edhe zoti Thaçi e ka ditur që Specialja është bërë edhe për të. Ajo nuk është bërë për njerëzit që nuk kanë qenë në luftë”, tha ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë