Loading…
E zbulon Pogba: Kjo është arsyeja pse unë u konvertova në mysliman
  • 12/06/2019 | 10:17

E zbulon Pogba: Kjo është arsyeja pse unë u konvertova në mysliman

Mesfushori i Manchester United dhe Kombëtares së Francës, Paul Pogba, ka deklaruar se që nga koha kur ai është konvertuar në fenë islame, ai është kthyer në një person më të mirë, transmeton Gazeta Metro.


Paul Pogba, i cili nënën e ka të fesë islame, tha se vet nuk ishte rritur duke praktikuar këtë fe, por ai kishte respekt të gjithë.

“Konvertimi në fenë islame ishte një ndryshim i mirë në jetën time. Unë nuk kisha lindur mysliman, edhe pse nëna ishte e tillë, por unë u rrita duke pasur respekt për të gjithë” – tha Pogba për The Times.

Më tej, 26 vjeçari zbuloi edhe arsyen pse ai zgjodhi që t’i përkushtohet fesë islame.

“Kjo ndodhi sepse unë kam shumë shokë që janë myslimanë. U fala një herë me shokët e mi dhe ndjeva diçka ndryshe, më të vërtetë u ndjeva mirë”.

“Duhet të falesh pesë herë në ditë, kjo është njëra ndër shtyllat kryesore të Islamit. Këtë e bëjmë sepse duhet kërkuar falje dhe të jesh falenderues për gjithçka” – vazhdoi rrëfimin francezi.

Paul Pogba u konvertua në fenë islame kur ai kishte mbushur 20 vjet./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë