Loading…

E zbulon Rexhep Selimi: Kjo do të jetë çasja e Kurtit me Serbinë

  • 13/10/2019 | 08:48

E zbulon Rexhep Selimi: Kjo do të jetë çasja e Kurtit me Serbinë

Ndonëse ende nuk është formuar Qeveria e re, me gjasë pas fitores në zgjedhje Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të jenë në krye. E një anëtar i kësaj partie, po thotë se çasja ndaj Serbisë do të jetë krejt tjetër në krahasim me Qeveritë e kaluara, transmeton Gazeta Metro.


Rexhep Selimi thotë se prioritet i tyre do të mbetet vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Bashkëpartiaku i Kurtit, Rexhep Selmi, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Kurti, do të ketë qasje dhe raport tjetër ndaj dialogut, duke u shprehur se VV-ja nuk do ta lëndojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ne do të kemi raport  dhe qasje krejt tjetër kundrejt Serbisë pa e lënduar asnjëherë Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës dhe poashtu me një transparencë maksimale do ti qasemi këtij problemi një problem që kërkon zgjidhje”, ka thënë ai për EO.

Kujtojmë se zgjedhejt e 6 tetorit e nxorën fituese Vetëvendosjen, pasuar në vend të dytë nga LDK dhe në të tretin, PDK./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë