Stilisti i Zendaya, Law Roach, zbuloi se aktorja tashmë ka thënë “po” për të fejuarin e saj, Tom Holland.
Duket se çiftit, të cilët konfirmuan romancën në vitin 2021, i ka pëlqyer të ruajnë lajmin larg vëmendjes publike.
“Martesa tashmë ka ndodhur”, deklaroi Roach, duke shtuar se Zendaya dhe Tom e duan njëri-tjetrin dhe e kanë vendosur këtë hap të rëndësishëm që prej një kohe të gjatë.
Stilisti gjithashtu foli për përgatitjet e ditës së madhe:
“Procesi i planifikimit nuk ka filluar ende. Zendaya po punon në kaq shumë filma. Aktualisht është duke xhiruar pjesën e ardhshme të Dune, kështu që është e zënë me atë. Ka shumë projekte, kështu që kemi kohë. Kemi shumë kohë. Ata me të vërtetë e duan njëri-tjetrin dhe e kanë bërë këtë për një kohë të gjatë. Të kesh mundësinë që bota të ndjek këtë histori dashurie, mendoj se është diçka shumë e bukur”, tha ai.