Loading…
E zbulon Thaçi: Sami Kurteshi ka qenë në SHIK
  • 16/05/2019 | 22:11

E zbulon Thaçi: Sami Kurteshi ka qenë në SHIK

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kohë më parë ka qenë pjesë e SHIK-ut, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur në Rubikon, presidenti ka thënë se një gjë të tillë ia kishte thënë vet Kurteshi.

“E kam lutur që të vijë në PDK, më ka thënë jo, jam diku tjetër, e përmendi SHIK-un, tha nuk bën me ditë kurrkush çka bëj unë, thash okej, ti e din, grahi”, ka deklaruar Thaçi.

Duke folur për përplasjen e tij me Kurteshin në Komisionin Hetimor për dëbimin e shtetasve turq, Thaçi ka deklaruar se “të dua” Kurteshit i kishte thënë me cinizëm e humor.

Thaçi më tej ka thënë se Kurteshi e kishte lutur të bëhej Avokat i Popullit dhe ka treguar se ka mbështetur, e se për Kurteshin ka pasur lobime edhe nga njerëz të tjerë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë