Loading…
E zbulon ‘The Sun’: Lukaku e tronditi Interin me 104 kilogramët e tij
  • 23/08/2019 | 15:03

E zbulon ‘The Sun’: Lukaku e tronditi Interin me 104 kilogramët e tij

‘SunSport’, ka zbuluar Romelu Lukaku ishte katër kilogramë mbi peshën ideale, kur u kthye në ish-klubin e tij anglez, gjatë kësaj vere. Belgu u stërvit më vete gjatë turneut parasezonal të Australisë dhe Azisë, teksa priste të largohej nga ‘Djajtë e Kuq’, trnasmeton Gazeta Metro.


Dhe përfundimisht, ai u bashkua me Interin. Lukaku arriti ta kthej në formë disi trupin e tij deri në kohën kur u nis për në “San Siro”, por prapë u përball me pikëpyetje mbi peshën në Itali.

Sulmuesi raportohet se është ende shumë i rëndë, çka e shqetëson disi trajnerin Antonio Conte.

Edhe pse i blerë për 75 milionë stërlina, raportohet se Romelu nuk do të jetë gati për tallura titullar ndeshjen e parë në Serie A, sepse nuk ka rënë në peshë sa duhet. Kështu konfirmoi për “bein Sports” Tancredi Palmeri. Ai njofton se ish-lojtari i Chelsea, West Brom dhe Everton e tronditi stan mjekësor kuqezi, që konstatoi se peshonte 104 kg.

Conte dhe sta i tij dhanë urdhër që qendërsulmuesi të zbriste në peshën 100 kg para fillimit të sezonit. Lukaku u kritikua ashpër se ishte mbipeshë edhe nga Anglia, ndërsa u përgjigj duke postuar një “sele” të muskujve të trupit para pasqyrës: “Nuk është keq për një djalë me dhjamë”. Legjenda e Manchester United, Gary Neville, kohët e fundit e kryqëzoi përmes një postimi në Twitter: “Ai e pranoi se ishte mbipeshë! Ai është mbi 100 kg! Dhe është një lojtar i Manchester United! Ai do të shënojë gola dhe do të bëjë mirë tek Interi, por mungesa e profesionalizmit është ngjitëse”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë