Loading…

‘E zezë dita’, Sasa dhe Keith nuk e ndjekin më njeri tjetrin

  • 21/03/2022 | 20:55

‘E zezë dita’, Sasa dhe Keith nuk e ndjekin më njeri tjetrin

Lidhja shumë e komentuar në Kosovë, ajo e aktores Adriana Matoshi me futbollistin belg, Keith Owen Groeneveld, sipas raportimeve të mediave ka përfunduar.


Ndërkaq, në rrjetin social, Instagram, aty ku aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës e ka shpërfaqur lidhjen e dashurisë që e kishte me futbollistin, shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Patjetër që kjo nuk definon se lidhja e tyre ka marrë fund, por në botën e “show biz”-it, kjo është prej të parave shenja që çiftet e deklarojnë ndarjen e tyre.

Matoshi gjithmonë ka treguar se sa e lumtur dhe sa e dashuruar është me futbollistin, lidhja e së cilëve është komentuar shumë në Kosovë. Ata janë gjykuar për diferencën në moshë, por kjo nuk e ka penguar aktoren që ta shijojë e ta ekspozojë lidhjen e saj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë