Loading…

E ‘zhduken’ komunikatën ndaj Biden: Ja çfarë shkruante dikur VV për Presidentin e ri amerikan

  • 06/02/2021 | 20:06

E ‘zhduken’ komunikatën ndaj Biden: Ja çfarë shkruante dikur VV për Presidentin e ri amerikan

Lëvizjes Vetëvendosjes, tashmë ka shlyer gjithçka sa i përket komunikatës ndaj Presidentit amerikan Joe Biden, që dikur lideri i VV’së së bashku me bashkëpunëtorët e tij në VV, i kishin kushtuar një komunikatë aspak miqësor me titullin “Bideni e di mirë…”, ku thuhej ndër të tjerash se si deputetët duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv, ndaj fjalimit të Biden në Parlamentin e Kosovës,  shkruan Gazeta Metro. 


Lëvizja Vetëvendosje e kishte lënë pas të kaluarën kur sulmonte presidentin Biden përmes komunikatave, dhe tashmë ishte ngazëllyer nga fitorja e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është bërë presidenti i 46 i SHBA’ve.

Kurti e kishte uruar Joe Biden pasi është zgjedhur President i 46 i SHBA’ve, duke thënë se pret që të forcojnë marrëdhëniet, por pikërisht  VV’ja kohë më parë kishte fjalë të tjera sa i përket Presidentit amerikan Biden, transmeton Gazeta Metro.

VV’ja kohë më parë kur Joe Biden kishte vizituar Kosovën në cilësinë e zëvendëspresidnetit të SHBA’ve nën presidencën Obama, i cili kishte kërkuar votimin e demarkacionit, kishte reaguar ashpër, duke i kushtuar edhe një komunikatë aspak miqësore me titullin Bideni e di mirë…”, e që tashmë nuk ekziston në arkivat e kësaj partie.

Deri tani janë fshirë komunikatat si “Gjaku i humbur” ku sulmohej Hashim Thaçi që kishte shkuar në varrimin e Ibrahim Rugovës, me këtë të fundit që quhej “kolaboracionist” (bashkëpunëtor i Serbisë), është fshirë  edhe “Bideni e di mirë” të vitit 2010 ku natyrisht se nuk thuheshin gjëra të mira për presidentin aktual Joe Biden.

“Bideni e di mirë…”, është shkrimi që Vetëvendosje atëbotë ia kishte kushtuar Presidentit të 46 të SHBA’ve.

“Nënkryetari i ShBA-ve, Joseph Biden, nuk erdhi në Kosovë për t’ia mbajtur një fjalim Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj ai ta ketë ndjerë nevojën e tifozerisë së deputetëve kosovarë që duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketë marrë malli për Manastirin e Deçanit apo të ketë ardhur për t’i ngushëlluar ushtarët amerikanë për jetën e rëndë që bëjnë në kampin Bondsteel”, kjo është një pjesë e komunikatës që tashmë nuk ekziston në faqet zyrtare të kësaj partie.

Po të klikoni KËTU nuk gjendet komunikata e VV’së kushtuar, Joe Biden./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë