Në Kupën e Botës Katar 2022 do të përdoret për herë të parë në një garë të FIFA’së edhe teknologjia gjysmë-automatike për pozitë jashtë loje. Kjo është bërë e ditur nga vetë organi më i lartë i futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, transmeton Gazeta Metro.
Teknologjia e cila ishte përdorur në Kupën Arabe 2021 dhe në Kupën e Botës për Klube vitin e kaluar do të jetë një risi e re në Kampionatin Botëror. Synimi i kësaj teknologjie është për ta përmirësuar saktësinë dhe shpejtësinë e vendimeve të gjyqtarëve.
Siç raportohet gjithashtu do të përmirësohet edhe komunikimi me tifozët brenda stadiumit me animacione 3D që do të shfaqen në ekrane të mëdha dhe në televizione për tifozët nëpër shtëpitë e tyre.
Vlen të theksohet se edhe topi i Kupës së Botës 2022 të Adidas’it do të ketë për herë të parë një pajisje gjurmuese të përdorur për teknologjinë gjysmë të automatizuar në pozicion jashtë loje.
Topi jep të dhëna të sakta VAR ‘për të mbështetur thirrjet e shpejta dhe të sakta jashtë loje.
Kujtojmë që Kampionati Botëror do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor. /gazetametro.net