Loading…

‘Ec bre’, ‘jo ec ti’, përplasje mes Goranit e Gashit

  • 30/06/2022 | 22:36

‘Ec bre’, ‘jo ec ti’, përplasje mes Goranit e Gashit

Analistët Dukagjin Gorani dhe Shkëlzen Gashi janë përfshirë në një debat të ashpër në Pressing.


Përplasja mes tyre u nxit, pasi që Gashi tha se disa institucione, përfshirë RTK-në, kanë funksionuar më mirë në kohën e UNMIK-ut se gjatë qeverive të deritanishme.

“Ec bre”, i është drejtuar Gorani Gashit pas shprehjes së këtij qëndrimi.

“Jo ec ti, ec ti”, ia ka kthyer Gashi Goranit.

Gorani i tha që ka punuar në RTP dhe e njeh më mirë se Gashi situatën në këtë institucion.

Debati ka vazhduar mes tyre me tone të larta, teksa Gashi ka thënë se meriton më shumë hapësirë pasi është “minoritet” në studio, për shkak të qëndrimeve ndryshe nga tre musafirët e tjerë.

“Vazhdoni, folni sa të doni dhe na tregoni që në këtë vend gjithçka ka qenë mirë veç pse keni qenë mirë ju”, deklaroi Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë