Loading…

ECK nderon me Çmimin “ECK Excellence Award 2017”, prof.Antti Isoviita’n (Foto)

  • 19/04/2017 | 17:09

ECK nderon me Çmimin “ECK Excellence Award 2017”, prof.Antti Isoviita’n (Foto)

Kolegji Europian i Kosovës ndau çmimin e ekselencës “ECK Excellence Award 2017” si falenderim për Prof.Isoviita i cili mundësoi shkollimin e 60 studentëve te Kosovës në Finlandë.


Gjatë ditës së djeshme, kolegji Europian i Kosovës ndau çmimin e ekselencës “ECK Excellence Award 2017” Prof. Antti ISOVIITA, për kontribut të veçantë në fushën e ekonomisë dhe marketingut.

Profesori ISOVIITA, është autor i 60 librave, me një përvojë pedagogjike dhe kërkimore-shkencore mbi tridhjetëvjeçare ne HAMK University ne Finlandë.

unnamed

Prof. ISOVITA ka dhënë kontribut të veçantë në arsimimin e kuadrove të reja nga Kosova që studiuan dhe vazhdojnë të studiojnë në Universitetin HAMK në Finlandë. Kolegji Europian i Kosovës ka themeluar çmimin “ECK EXCELLENCE AWARD” në vitin 2016, çmim i cili ndahet çdo vit një personaliteti shkencorë dhe akademik në nivel nacional ose ndërkombëtar për kontribut të veçantë në dije dhe shkencë./gazetametro.net

unnamed-1

Ky është viti i dytë i organizimit të ceremonisë për ndarjen e çmimit të ekselencës event ky i cili u mbajt në ambientin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë. Prezent në këtë ceremoni ishin më shumë se 150 përfaqësues nga Institucionet akademike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, profesorë, studentë dhe media të cilët pas ceremonisë kishin mundësinë të ishin pjesë e koktejit.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë