Loading…

Edhe ​Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

  • 01/08/2020 | 08:20

Edhe ​Italia nis testimin e vaksinës për Covid te njeriu

Italia nisi sot eksperimentimin tek njeriu të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompania bio-tecnologjike italiana ReiThera.


Vaksina do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm.

45 do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç.

Vaksina do të eksperimentohet në 6 grupe nga 15 persona të cilat do të marrin nga 3 doza te saj.

Eksperimentimi do të kryhet ne Institutin e Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë e mbështetet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios.

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë