Loading…

Edhe 11 ditë afat për krijimin e qeverisë: VV dhe LDK kokëfortë me qëndrimet e tyre

  • 24/01/2020 | 20:06

Edhe 11 ditë afat për krijimin e qeverisë: VV dhe LDK kokëfortë me qëndrimet e tyre

Albin Kurtit, si mandatar për krijimin e qeverisë së Kosovës ka afat edhe 11 ditë për përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës, nga e cila kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. E drejtë kjo e cila i është miratuar nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Mirëpo, partitë fituese VV dhe LDK, akoma nuk kanë arritur marrëveshje, madje po shprehin kokëfortësinë e tyre në raport me oferat e tyre, nga të cilat nuk po heqin dorë, dhe kështu po e mbajnë koaliconin larg, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo, Kurtit nuk i është vënë vetëm ky afat, pasiqë edhe i pari i LDK’së Isa Mustafa i ka thënë se nëse deri të dielën nuk arrihet pajtueshmëri mes tyre, atëherë do të shpallin dështimin e kësaj marrëveshjeje.

Ofertat e Vetëvendosjes dhe LDK’së janë të qarta, mirëpo as partia e Kurtit e as ajo e Mustafës nuk po i pranojnë të njëra-tjetrës, dhe kështu është bllokuar rruga mes tyre, sidomos me postin e kryeparlametarit që LDK’ja nuk po e pranon Glauk Konjufcën në mandat për katër vjet.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që nga posti i kryetarit të Kuvendit të jap dorëheqje Galuk Konjufca, krejt kjo nëse ata dëshirojnë koalicion për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.

U raportua se Glauk Konjufca është afër dorëheqjes për t’i liruar rrugë marrëveshjes së koalicionit mes dy partive për formimin e qeverisë, por zyrtarët e VV’së kanë deklaruar se kjo nuk do të ndodhë. Sipas tyre Konjufca do të jetë në postin që është zgjedhur me 75 vota nga deputetët e Kosovës.

Në anën tjetër, në LDK kjo nuk po pranohet! Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu ka thënë se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duan të hyjnë si të barabartë dhe jo të nënshtruar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën që mendojmë që është e drejtë dhe gatishmëria jonë nuk është me hy në koalicion si të dëmtuar apo të nënshtruar, por me hy në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtë vota e qytetarit”, ka thënë Veliu.

Kujtojmë, që Presidenti i Republikës së Kosovës, Thaçi pasi e ka pranuar Albin Kurtin, si të propozuar nga subjekti më i madh politik formimin Qeverisë së re, ka dorëzuar dekretin presidencial në Kuvend. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë