Loading…

Edhe ambasadori Orlando e viziton Prekazin: Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999

  • 11/11/2020 | 17:12

Edhe ambasadori Orlando e viziton Prekazin: Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë përkujtimi të intervenimit humanitar të NATO’s, shkruan Gazeta Metro.


Orlando ka shkruar se sot nga Prekazi rikujton intervenimin humanitar të NATO’s, kjo që çoi deri tek pavarësia e Kosovës.

Ai thotë se Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999 dhe po vazhdon ta përkrah Kosovën drejt rrugës demokratike.

“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott sot, e vizitova kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri tek pavarësia. Italia ishte në anën e kosovarëve më 1999’ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando.

Kujtojmë se sot edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bëri një vizitë në Prekaz, ku shkroi se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.//gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë