Në Veri është parë edhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, për të përcjell nga afër punimet.
Ndryshe, Rakiq ka njoftuar sot para Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut se muri aktual do të hiqet, por një tjetër strukturë do të ngrihet dy metra më në brendësi për të formësuar sheshin e këmbësorëve “Mbreti Petar”.
Mbrëmë përfaqësuesit serbë e shqiptarë me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Delawie dhe përfaqësuesve të BE’së, kanë arritu marrëveshje që muri të rrënohet nga vet serbët.