Britaniku Jon Harrison i cili ka shërbyer në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka nevojë për ndihmë.
Ai po përballet me sëmundjen e kancerit, dhe tek në në Kosovë janë marrë disa iniciativa, ku edhe atrtistët janë shprehur të gatshëm për ta ndihmuar, nëpërmjet veprave të tyre artistike.
“I ftojmë të gjithë artistët që t’i bashkëngjiten iniciativës humanitare për ta ndihmuar ish-ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndihmo duke dhuruar punim artistik për ankandin e drejtpërdrejt në televizionin publik RTK që mbahet me 21 mars në ora 18:00, në mbështetje për#JonHarrison — with Jon Harrison”, thuhet në njoftim.