Serbia sot ka pasur një mbledhje jo të lehtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dy shtetet e fuqishme Gjermania dhe Britania, kanë deklaruar se ajo duhet t’i zbardhë krimet e luftës të bëra ndaj shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.
Pas Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka goditur Serbinë duke thënë se nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Britania mirëpret dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mirëpo thonë se krimet e bëra gjatë luftës nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Ne nuk mund të lejojmë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar. Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Britania e Madhe në Twitter.
We cannot allow impunity for war crimes committed at the time of the 1999 conflict
🇬🇧 supports efforts to see justice is done & regrets continuing slow progress in prosecutions
We urge 🇷🇸 &🇽🇰authorities to work together in dealing with these historic crimes@thomasphipps #UNSC pic.twitter.com/vEIhxPsr9U
— UK at the UN 🇬🇧 (@UKUN_NewYork) October 21, 2020
Kujtojmë se edhe Ambasadori i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Christoph Heusgen e kritikoi ashpër Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic.
Heusgen shtoi se fjalimi i Dacic i duket ‘copy-paste’ i intervenimeve të mëparshme të tij. Diplomati gjerman tha se përfaqësuesit serbë flasin shumë rreth krimeve të shqiptarëve, e shtoi se, asnjëherë nuk dëgjohet rreth krimeve të kryera ndaj shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999, siç ishin pastrimi etnik dhe dëbimi masiv.//gazetametro.net