Loading…

Edhe Britania shënon dy raste me variantin Omicron

  • 27/11/2021 | 15:44

Edhe Britania shënon dy raste me variantin Omicron

Dy raste të variantit Omicron të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe, tha sekretari i Shëndetësisë i këtij shteti.


Sekretari Sajid Javid tha se dy personat e infektuar janë në vetizolim dhe rastet janë të lidhura mes vete, shkruan The Guardian.

Ai shtoi se do të ketë testim të shënjestruar në zonat ku janë gjetur rastet me variantin e ri – në Chelmsford dhe Nottingham.

Ndryshe, raste me këtë variant të premten dhe të shtunën janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës.

Autoritetet në Republikën Çeke e kanë raportuar rastin e parë të dyshimtë të variantit Omicron të koronavirusit. Sipas autoriteteve, rasti është identifikuar te një pasagjer që ka ardhur me aeroplan nga Afrika, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një ministër gjerman tha të shtunën se dyshohet për rastin e parë të këtij varianti edhe në Gjermani. Kai Klose, ministër i Shtetit për Çështje Sociale dhe Integrim, shkroi në Twitter se një udhëtar që po kthehej nga Afrika Jugore u zbulua se është i infektuar me disa mutacione tipike për Omicronin.

Edhe Belgjika e ka konfirmuar të premten rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit. Varianti i ri, B1.1.529 ka detyruar shumë shtete që t’i mbyllin kufijtë, pasi rastet e para u paraqitën në Afrikën e Jugut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë