Loading…

Edhe diplomati i ri anglez flet shqip

  • 07/06/2019 | 13:20

Edhe diplomati i ri anglez flet shqip

Edhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës që do e zëvendësojë Ruairi O’Conell po mëson gjuhën shqipe, transmeton Gazeta Metro.


Nicholas Abbott është emri që do ta zëvendësojë Ruairi O’Conellin, si ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

“Abbott është emëruar ambasador i Madhërisë së Saj në Republikën e Kosovës, ai do ta pasojë Ruairi O’Connellin i cili do të transferohet në një tjetër shërbim diplomatik”, ka bërë me dije ministria e Jashtme e Britanisë.

Gazeta Metro ka mësuar se Abbott është duke ndjekur kurset e gjuhës shqipe në Gjakovë.

Kujtojmë se gjuhën shqipe, e fliste pa problem edhe ambasadori që do e lë këtë detyrë, O’Conell.

Ndryshe, Abbott do të marrë detyrën gjatë shtatorit të këtij viti. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

I dërguari i ri i Londrës në Kosovë ka shërbyer në misione të ndryshme nëpër botë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë