Loading…

Edhe Dominika tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës

  • 02/11/2018 | 18:00

Edhe Dominika tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, ka paraqitur para mediave në Serbi, pretendimin e tij, se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për Dominikën, e cila sipas Dacicit, është shteti i tetë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Para Dominikës, tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, e kanë bërë Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea-Bissau, Burundi, Papua Guinea e Re dhe Lesoto, përcjell gazetametro.net.

Megjithatë, ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, vazhdimisht i ka mohuar këto tërheqje të njohjeve. Ai ka akuzuar Dacicin, se po gënjen, edhe pse ministri i Jashtëm serb për të gjitha këto shtete të cilat ai pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës, ka paraqitur dokumente, siç ka bërë edhe sot me rastin e tërheqjes së njohjes nga Domenika.

Ky shtet ishull i Karaibeve, pavarësinë e Kosovës e kishte njohur në vitin 2012, në kohën kur ministër i Jashtëm ishte Enver Hoxhaj, tani zv.kryeministër në qeverinë Haradinaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë