Loading…

Edhe Drenori në koalicion me Nismën për Drenas

  • 08/12/2016 | 13:01

Edhe Drenori në koalicion me Nismën për Drenas

Nisma për Kosovën ka arritur marrëveshje për koalicion me ish-kandidatin e pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori për balotazhin e 18 Dhjetorit në këtë komunë.

Drenori si kandidat i pavarur, në raundin e parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme kishte dalur i treti me vota, duke mundur kadidatët e tri partive, LDK, AKR dhe Fjala.

PDK, kësaj radhe nuk do ta ketë të lehtë balotazhin duke ditur se tanimë janë tri subjekte që janë bashkuar për të përmbysur PDK’në.

Ndërsa bëhet e ditur se Nisma nuk është ofruar me subjektet e tjera, LDK’në apo Partinë Fjala.

ish kandidati nga Partia Fjala,  Vehbi Berisha, ka thënë se për momentin nuk ka afrime sa i përket lidhjes së ndonjë marrëveshjeje me Nismën.

Berisha ka theksuar se e ka lënë të hapur opsionin për bashkëpunime, por që ende nuk dihet nëse do të arrihet.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit kandidati i PDK’së Ramiz Lladrovci ka marrë 45,21 për qind të votave, Isa Xhemajlaj 27,31 për qind, AKR 7,77 për qind kurse kandidati i pavarur Xhavit Drenori 12,9 për qind./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë