Loading…
Edhe dy klinika të QKUK’së ndërprejnë grevën e nisur nga dhjetori i vitit të kaluar
  • 12/02/2019 | 17:21

Edhe dy klinika të QKUK’së ndërprejnë grevën e nisur nga dhjetori i vitit të kaluar

Kirurgjia Plastike dhe ajo e Syve, kanë ndërprerë sot përfundimisht grevën e nisur nga dhjetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Dr. Zejnë Buja, ka thënë se greva është ndërprerë sot, shkruan Gazeta Shneta.

“Po, ju konfirmoj se greva është ndërprerë sot përfundimisht. Ka qenë vendim i të gjithë stafit për ndërprerjen e grevës”, ka deklaruar Buja.

Ndërsa drejtori i Klinikës së Syve, Dr. Florim Zejnullahu, ka deklaruar se ambulancat specialistike janë duke punuar normalisht, ndërsa sallat nuk janë në funksion por jo për shkak të grevës.

“Sallat nuk janë në funksion për shkak të renovimeve që po bëhen në klinikë. Janë duke u ndërruar dritaret dhe derisa të pastrohen hapësirat nuk do të punohet”, ka bërë të ditur Zejnullahu.

Kujtojmë se nga greva janë tërhequr edhe Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Ortopedia, ndërsa aktualisht në grevë mbeten Kirurgjia Abdominale, Kirurgjia e Fëmijëve, ORL dhe Kirurgjia Maksillofaciale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë