Loading…

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

  • 15/07/2020 | 18:33

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Edhe dy persona nga Ferizaji kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e dy pacientëve e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi.

Ademi ka thënë se njëri nga pacientët kishte sëmundje shoqëruese, kurse për tjetrin ende nuk kanë mundur ta konstatojnë dhe janë duke shikuar se a ka pasur ndonjë sëmundje shoqëruese.

Personat që kanë humbur betejën me koronavirusin janë të moshës 76 dhe 54-vjeçare.

Kujtojmë se numri i të vdekurve ka shkuar në 112 raste, kurse numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 5.237 raste.

Ndërkaq deri tani në Kosovë janë shëruar 2.462 persona, kurse numri i rasteve aktive është 2.663 në nivel vendi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë