Loading…

Edhe Enver Hasani tallet me Albin Kurtin për letrat e Thaçit me KFOR’in

  • 26/02/2020 | 23:22

Edhe Enver Hasani tallet me Albin Kurtin për letrat e Thaçit me KFOR’in

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që Thaçi i kishte dërguar Rasmussenit.

Hasani, thotë se është “për të ardhur keq” që ekipi nga Zyra e Kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.

“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku Shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, është shprehur Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera nuk ka shkelje kushtetuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”, ka thënë Hasani në RTV Dukagjin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë