Loading…

Edhe Ferdonije Qerkezi do të marshojë për drejtësi ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë

  • 26/03/2023 | 18:28

Edhe Ferdonije Qerkezi do të marshojë për drejtësi ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 2 prill kanë organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK’së, ndërsa shumë organizata kanë shprehur mbështetjen dhe gatishmëri të marrin pjesë, ndërsa pjesëmarrëse në këtë marsh, do të jetë edhe Ferdonije Qerkezi, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Ferdonije Qerkezi, ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në marshimin për drejtësi ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë.

Ndërsa edhe Fahrije Hoti nga Organizata e grave të Krushës ka bërë të ditur se do të mbështesë këtë marsh.

“Lufta për liri është e krejt popullit!
Prandaj,
Dhimbja dhe liria ime ka emrin:
Halim, Artan, Armend, Ardian dhe Edmond
#LIRIA KA EMER”, ka shkruar Qerkezi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë