Loading…

Edhe gjashtë komuna tjera me autobusë si të Prishtinës

  • 23/02/2017 | 10:58

Edhe gjashtë komuna tjera me autobusë si të Prishtinës

Ministria e Financave është e gatshme që të mbështet edhe gjashtë komuna të Kosovës për reformimin e transportit publik.


Siç bëhet e ditur nga MF-ja ministri Avdullah Hoti  përmes një letre dërguar gjashtë kryetarëve të komunave ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur komunën e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Gjilanit si dhe komunën e Pejës për projektin për reformimin e transportit publik.

Ai bënë të ditur se përzgjedhja e këtyre komunave është bërë duke marrë për bazë numrin e popullsisë dhe duke pasur parasysh nevojën që mund të kenë në reformimin e transportit publik.

“Pas arritjes me sukses të marrëveshjes së garancisë dhe fillimit të të njëjtit projekt për Komunën e Prishtinës, në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur me BERZH-in, po ju njoftoj për fillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e kësaj banke për projekte të mundshme edhe për komunat tjera, respektivisht Komunën e Prizrenit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit”, ka thënë Hoti.

Ai përmes kësaj letre ka ftuar 6 kryetarët e Komunave që pas koordinimit me BERZH, të caktojnë takime informuese rreth projekteve të mundshme, të cilat do të shërbenin kryesisht për të informuar përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe të BERZH-it për situatën e transportit publik në këto komuna, respektivisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë