Loading…

Edhe gjiganti tjetër italian i futet garës për transferimin e Vedat Muriqit

  • 11/07/2020 | 14:42

Edhe gjiganti tjetër italian i futet garës për transferimin e Vedat Muriqit

Për Vedat Muriqin po vazhdon të rritet numri i klubeve të interesuare, teksa afati kalimtar veror pritet të jetë i ‘nxehtë’ për të, transmeton Gazeta Metro.


Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Sipas mediave turke, së fundmi interesim për sulmuesin prizrenas ka shprehur edhe klubi i Romës. Nga Italia, gjithashtu interesim ka shprehur edhe Lazio.

Reprezentuesi i Kosovës ka kontratë të vlefshme me Fenerbahcen deri më 2023. Për Muriqin interesim serioz ka shprehur edhe Tottenham Hotspur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë