Eurodeputeti Johannes Hahn është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një mesazhi në Tëitter, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.
“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.
Kujtojmë se nga ky tërmet fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale të mëdha./gazetametro.net
Sad and worried to learn about the series of devastating #earthquakes in #Albania which caused injuries to more than hundred people + serious damage to infrastructure. #EU immediately offered assistance through possible activation of #EUCivilProtection Mechanism @EUinAlbania
— Johannes Hahn (@JHahnEU) September 22, 2019