Loading…

Edhe Haradinaj uron Trumpin

  • 09/11/2016 | 12:59

Edhe Haradinaj uron Trumpin

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar  fitoren presidentit të ri të ShBA-se,  republikanin, Donald Trump.

Duke uruar popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Haradinaj ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit.

“Njëkohësisht urimet më të mira për Presidentin e ri Donald Trump, me bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perëndimore”, ka thënë Haradinaj.

Më tej ai theksoi se Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe.

“Po ashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën!”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë