Loading…

Edhe Jack Grealish ishte në shtëpinë e Benjamin Mendy kur ndodhën përdhunimet e dy vajzave

  • 23/09/2022 | 19:52

Edhe Jack Grealish ishte në shtëpinë e Benjamin Mendy kur ndodhën përdhunimet e dy vajzave

Futbollisti anglez Jack Grealish ishte në një festë në shtëpinë e shokut të tij të ekipit, Benjamin Mendy, ku dy vajza të reja dyshohet se u përdhunuan, ka dëgjuar gjykata e Chester Crown, përcjell Gazeta Metro.


Një nga akuzueset, i cila në atë kohë ishte 17 vjeç, i tha gjykatës të premten se një grua tjetër, 23 vjeçe, e cila pretendon se ishte përdhunuar nga miku i Mendy, Louis Saha Matturie, gjithashtu pretendoi se kishte bërë seks me Grealish në të njëjtën natë.

Mendy, 28 vjeç dhe Matturie, 41 vjeç, janë në gjyq për akuza të shumta për përdhunim dhe vepra të tjera seksuale kundër një numri të rejash. Të dy mohojnë të gjitha akuzat, raporton The Guardian.

Grealish, i cili është në skuadrën prej 23 lojtarësh për ndeshjen e Anglisë kundër Italisë të premten, u përmend gjatë një interviste në polici të dhënë nga adoleshentja e cila iu paraqit jurisë. Ajo pretendon se u përdhunua dy herë nga Mendy në mbrëmjen e një feste në shtëpinë e tij në Prestbury, Cheshire, në gusht të vitit të kaluar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë