Blerim Latifi, filozofi dhe këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka ironizuar përmes një shkrimi për rrahjet që po ndodhin brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) gjatë procesit zgjedhor, shkruan Gazeta Metro.
Latifi ka shkruar në Facebook se gjithçka që po ndodhë brenda LDK’së është vetëm për një karrikë.
“Bota e karrikës, prej karrikës, për karrikën, rrotullohet rreth qëllimit të karrikës!”, ka shkruar Latifi.
Më poshtë keni reagimin e tij në Facebook./gazetametro.net