Loading…

Edhe këtë e bëjnë: Modelja publikon në Tik Tok bisedën e fundit me gjyshen para se ta dërgojë për eutanazi

  • 25/05/2023 | 15:44

Edhe këtë e bëjnë: Modelja publikon në Tik Tok bisedën e fundit me gjyshen para se ta dërgojë për eutanazi

Një modele e ka bërë publik momentin kur ka shkuar ta përkrahë gjyshen e sajë e cila ka vendosur ti japë fund jetës së saj me metodën e “eutanazisë”, transmeton Gazeta Metro.


Tate Cutler modele në Victoria Secret e ka filmuar momentin kur zhvillon një bisedë emocionale me gjyshen e sajë  të cilën do ta dërgojë në Kanadë për ta kryer procedurën e eutanazisë. Video ka grumbulluar miliona shikime.

Cutler jeton në Texas të SHBA mirëpo gjyshja e saj jeton në Kanadë ku eutanazia është legale që nga viti 2016. Kjo praktikë e cila njihet edhe si vdekje me asistencë mjekësore ka ngjallur kritika të shumta sidomos dy vitet e fundit ku ligjvënësit kanadez kanë lehtësuar kriteret për tu kualifikuar për këtë procedurë.

Gyshja e modeles vuan nga kanceri ndërsa modelja nuk ka bërë publike emrin, moshën apo edhe datën kur ka vendosur ta dërgojë atë për eutanazi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë