Ministri i Financave, Hekuran Murati po pretedon se ekonomia e Kosovës po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, ani pse ka ankesa të mëdha për rritjen e çmimeve dhe për rritjen e krizës në ekonomitë familjare, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, Murati ka prezantuar disa pika që sipas tij dëshmojnë se ekonomia e Kosovës është zgjeruar edhe në tremujorin e dytë të vitit 2022.
“Përkundër sfidave të vazhdueshme globale, ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend”, ka thënë Murati.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net