Loading…

Edhe kjo ndodhë në Kosovë: Makina pa shofer midis rruges, aksidentohet me autobusin

  • 04/11/2019 | 19:52

Edhe kjo ndodhë në Kosovë: Makina pa shofer midis rruges, aksidentohet me autobusin

Një makinë pa shofer po thuhet se i doli dje përpara autbosit që u aksidentua në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Metro.


Autobusi i linjës Istog-Klinë-Prishtinë, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, më saktë para semaforëve përtej Gardes është aksidentuar dhe ka dalë në mes të rrugës me katër korsi.

Arsim Kukleci, pronar i autobusit ”Kukleci”, për Periskopin sqaron se si ka ndodhur aksidenti.

‘’Një veturë pa shofer na ka dalë në rrugë, nuk është frenuar as asgjë edhe ka dalë vetura për s’trup në rrugë. Kerri pa shofer pa kërkond në to, vet ka ecë. Autobusi ka pasë udhëtarë, por asnjë nuk jemi lëndu.’’, përfundon Kukleci.

Autobusi ka qenë plotë me udhëtarë, asnjë prej tyre nuk është lënduar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë