Kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, është parë sot të hyjë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë ndërtesë momentalisht është duke zhvilluar vizitat e tij sekretari i Përgjithshëm i NATO’s Jens Stoltenberg, dhe për momentin është në takim me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
Por, një takim tjetër pritet të zhvillohet mes sekretarit të NATO’s dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanovic, i cili në takim do të ketë edhe përfaqësues tjerë të serbëve në Kosovë.
Në mesin e tyre do të jetë edhe kryetari i veriut të Mitrovicës Goran Rakiq./gazetametro.net