Loading…

Edhe kuller edhe antiamerikan

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 01/05/2020 | 16:48

Edhe kuller edhe antiamerikan

I ri, shpesh me syza, pak si ‘geek’, djali i pa korruptum, pak rebel ama shumë i padalun, gjithmonë gati për revoltë, me kundërshtu në rrugë atë që ai e mendon pabarazi në shtet, të shpeshtën urban apo me pretendime të tilla, por që në të njëjtën kohë edhe nuk jep pesë pare me kundërshtu dhe fajësu SHBA-n dhe politikat e saj në Botë, Evropë e sidomos në Kosovë.


Shkruan: Faton Abdullahu

I majtë, jo rrallë majtist ekstrem dhe antiglobalist që e fajëson SHBA-n, prej gjendjes në Lindjen e Mesme deri për ngrohjen globale dhe vrasjet në Burundi. Ashtu si ish diktatorit të Venezuelës Shavez që i shkonte muhabeti me mullat e Iranit në kontinentin tjetër, sepse i bashkonte anti-amerikanizmi, ashtu edhe kullerit tonë antiamerikan në Kosovë i shkon muhabeti për merak me atë që kanë përqafuar islamin politik në Kosovë me të cilët është i ulur në të njëjtin kupe politike e kulturore të trenit antiamerikan tash sa kohë. Ata shkojnë në Siri, kulleri gjithmonë gati për të protestu në Prishtinë, faj ju ka të shpeshtën SHBA-ja.

E redukton prouesternizmn në evropianizëm për të krijuar më shumë hapësirë për  antiamerikanizëm dhe këtë e bënë gjithnjë e më shumë duke ngritur akuzë kundër SHBA-s për cdo dështim në 20 vitete fundit në Kosovë. Me një fjalë diqysh është, apo thënë më sakt shitet edhe kuller edhe antiamerikan. A është ? A ka mundësi të ndodhë kjo në Kosovë? Duket se po.

Nëse njeriu ‘homo sovieticus’ ishte përpjekje e mendësisë zyrtare në BRSS të cilin përpiqej ta krijonte shteti bazuar në projektin komunist ‘ta krijojmë njeriun e ri socialist ‘kulleri antiamerikan’ në Kosovë është krijuar jashtë institucioneve të reja të Kosovës, jashtë shtetit, në rrugë me protesta, i ngujuar brenda pa viza, në të vërtetë kulleri antiamerikan në Kosovë është krijuar ekskluzivisht duke i kundërshtuar institucionet e reja të Kosovës. Kullerit antiamerikan është në element kur është jashtë shtetit. Në shtet ai venitet prandaj del nga ai për tu ringjallur dhe vazhduar aniamerikanizmin dhe jo vetem.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë