Loading…

Edhe ministrat e LDK-së me këngë në odat e Drenasit (Video)  

  • 24/11/2016 | 09:12

Edhe ministrat e LDK-së me këngë në odat e Drenasit (Video)  

Pjesëmarrjes në fushatën për kryetar të Drenasit nuk i kanë shpëtuar as ministrat nga radhët e LDK-së.

Madje, i janë bashkuar edhe ata odës me këngë patriotike.

Pas ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që këto ditë është parë shpesh në odat e Drenicës duke kërkuar vota për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, edhe numri një i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti është parë në odë.

Për ta “sajdisur” Ministrin nga Rahoveci, këngëtari ka kënduar këngën e Destan Begut, që konakun e ka në Rahovec, raporton Koha.net.

Në videon që e ka postuar kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, ky i fundit shihet në mes të këngëtarit e ministrit.

Përfshirja e ministrave në fushatën për kryetar të Komunës nuk ka mbetur pa u kritikuar nga pjesëtarë të shoqërisë civile, njësoj siç është kritikuar edhe fushata patriarkale e fokusuar kryesisht në oda.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë