Loading…

Edhe në BIK punësime familjare, ngritët kallëzim penal ndaj tre krerëve të Bashkësisë Islame në Pejë

  • 23/06/2021 | 22:26

Edhe në BIK punësime familjare, ngritët kallëzim penal ndaj tre krerëve të Bashkësisë Islame në Pejë

Një pjesëtar i Bashkësisë Islame në Pejë ka ngritur kallëzim penal ndaj tre krerëve të Bashkësisë Islame në Pejë dhe një imami.


Xhamia Kurshumli është ndër objektet fetare më të vjetra. Brenda saj luten besimtarë myslimanë të qytetit të Pejës.

Qe një kohë të gjatë si imam në këtë xhami ligjëron hoxha Ernes Goga, vëllai i kryeimamit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Gogës.

Ka dyshime se angazhimi i tij si hoxhë në xhaminë Kurshumli është bërë pa konkurs e përmes vëllait Enes Gogës.

Prandaj një pjesëtar i BIK-ut bëri kallëzim penal ndaj tre krerëve të këtij institucioni.

Akuzat rëndojnë mbi kryetarin Musli Arfiaj, kryeimamin Enes Goga, sekretaritn Fuad Hoxhaj dhe hoxhën Ernes Goga.

Në dokumentin që T7 ka siguruar shihet se këta katër persona akuzohen për nepotizëm në rastin e punësimit të Ernes Gogës, dhënie të ryshfetit dhe shpërdorim të pasurisë së banorëve të Pejës.

Televizioni 7 ishte në Këshillin e BIK-ut për të marrë versionin e tyre.

Por ata nuk pranuan të flasin para kamerës, e mbi tavolinë kryeimami Enes Goga la një përgjigje të shkruar në letër.

Tutje në letër Goga shkruan se të gjitha akuzat janë shpifje nga njerëzit dashakeqës ndaj tyre.

E se a qëndrojnë apo jo këto akuza, po hetojnë nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Kjo s’është hera e parë që Bashkësia Islame e Pejës përballet me institucionet e drejtësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë