Loading…

Edhe një 101-vjeçar shërohet nga koronavirusi

  • 10/04/2020 | 13:19

Edhe një 101-vjeçar shërohet nga koronavirusi

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja. Pas njoftimit se italiani 101 vjeç ishte shëruar në Rimini, si dhe një grua 101 vjeçare nga Holanda pas tij, britaniku është i treti pacient i lindur në vitin 1919 që njoftohet se ia hodhi Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij.

“Ai është fantastik për moshën që ka”.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Në Itali 101-vjeçari mposhti korona virusin e ri

Holandezja 101 vjeç shërohet nga korona virusi

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë