Loading…

Edhe një deputet tjetër i LDK’së preket nga Covid-19

  • 07/07/2020 | 23:42

Edhe një deputet tjetër i LDK’së preket nga Covid-19

Koronavirusi mund të ketë depërtuar thellë brenda Grupit Parlamentar të LDK’së. Pas shefit, Arben Gashit, nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës e deputetit Haxhi Avdyli, Covid-19 ka prekur edhe deputetin Visar Hotin.

Lajmin e ka bërë publik vet deputeti përmes llogarisë në Facebook

Ai ka treguar se ka një javë që ka rezultuar pozitiv dhe është vetëizoluar.

“Bashkëbisedimi i radhës me vajzën time Bionën. Kjo si rezultat i ditë së shtatë (7) të vetizolimit pasi që unë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Fatmiresisht të gjithë familjarët e mi, shokët dhe miqtë nga kontaktet e mia kanë rezultuar negativ dhe po ndihen si është më së miri”, ka shkruar Hoti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë