Loading…
Edhe një herë, Parlamenti britanik kundërshton Brexit’in pa marrëveshje
  • 13/03/2019 | 22:16

Edhe një herë, Parlamenti britanik kundërshton Brexit’in pa marrëveshje

Ligjvënësit britanikë kanë hedhur poshtë të mërkurën, daljen nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, transmeton Gazeta Metro.


312 ligjvënës ishin kundër dhe 308 pro Amendamentit A, propozim ky i paraqitur nga një grup i ligjvënësve që i bënë thirrje Qeverisë ta përjashtojë divrocin nga BE-ja pa marrëveshje paraprake.

Ky rezultat i votimit nuk e përjashton daljen në fund të Britanisë së Madhe nga BE-ja, raporton Reuters.

Por, nënkupton se ligjvënësit tani mund të kenë një votim të ri për shtyrjen e Brexitit.

Votimi për këtë opsion pritet që të mbahet të enjten dhe në rast se miratohet – dhe nëse BE-ja e jep pëlqimin – atëherë Britania nuk do të dalë nga BE-ja në datën e planifikuar qysh më parë, më 29 mars.

Kujtojmë se një gjë e tillë rritë edhe më shumë presionin ndaj kryeministres, Theresa May, së cilës tani po i kërkohet të thërras zgjedhje të përgjithshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë